Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

BetimiShembull

The Vow

DITA 1 NGA 6

Betimi i Përgatitjes



Për gjashtë ditët e ardhshme, do të dëgjosh nga gjashtë çifte që kanë bërë betimet e martesës - por jo vetëm betimet standarde të cerimonisë së martesës. Këto betime të përgatitjes, përparësisë, ndjekjes, partneritetit, pastërtisë, dhe lutjes janë betimet që i bëjnë martesat të funksionojnë shumë kohë pas dasmës.



Tyler dhe
Beth nuk ishin të përgatitur për të takuar njëri -tjetrin përmes mesazheve, por ata ishin të përgatitur për martesë. Kur ata më në fund u takuan ballë për ballë, pjesa tjetër ishte histori!


Beth:


Kur bashkohen dy zemra, është një gjë e bukur - por nuk është e gjitha e bukur. Një marrëdhënie e shëndetshme kërkon ndershmëri, madje edhe për bagazhet emocionale. Bagazhi im dukej si plagë emocionale nga një martesë e mëparshme. Besimi im ishte shkatërruar dhe frika ime ishte fryrë si një qeske e mbushur me ajër. Megjithatë, në Isaia 43:19, Perëndia i tha popullit të Tij që të mos qëndronin në të kaluarën, por të pranonin se Ai po bënte diçka të re. Ndjeva se Zoti kishte diçka të re në rezervë edhe për mua. Kështu, vendosa të bëhem e qëllimshme për përgatitjen.



U luta. Lexova vazhdimisht Fjalën e Zotit. Dëgjova këshillat e miqve të mençur. Shkova te një këshillues. Studiova libra për shërimin. Dhe prita me durim kohën e Zotit.



Nëpër të gjitha, Perëndia përdori përvojat e mia negative dhe shërimin tim për t’më riformuar. Pastaj, kur zemra ime u takua me atë të Tyler-it, ne thjesht u përshtatëm. Më pëlqen sesi Ai e bën këtë. Tani, kur frika e vjetër përpiqet të hyjë përsëri, kam besimin të flas për të dhe forcën për ta luftuar.



Tyler:


Unë jam lutur për gruan time të ardhshme që kur isha adoleshent. Me kalimin e viteve, ndjeva se Zoti më dha fjalë të veçanta për t'u përqëndruar në: "qëllimshmëri", "durim" dhe "qëndrueshmëri".



Kur takova Beth, e kuptova shpejt se ajo ishte ajo për të cilën isha lutur. Ajo ishte gjithmonë e sinqertë për mënyrën se si ndihej dhe me çfarë luftonte, dhe kjo gjë më ndihmoi të isha i sinqertë me të për dhimbjet e mia nga e kaluara. Ne i kujtonim vazhdimisht njëri -tjetrit të vërtetën e gjetur në Psalmin 147:3 se Zoti shëron ata që e kanë zemrën të thyer. Ndërsa takoheshim, jetuam tri fjalët që Zoti më dha. Ne e donim njëri -tjetrin me qëllim, durim dhe qëndrueshmëri.



Është e pabesueshme të tregosh sesi Zoti na përgatiti jo vetëm për martesë, por për njëri -tjetrin. Dhe po, mora gruan për të cilën u luta, por vazhdoj të lutem sepse përgatitja nuk përfundon në altar. Unë lutem që Zoti do të vazhdojë të na përgatisë dhe të na ripërtërijë për çdo gjë të re që Ai bën.



Shiko Mesazhet e Betimit .

Dita 2

Rreth këtij plani

The Vow

Në këtë Plan Biblik të Life.Church, gjashtë çifte shkruajnë rreth gjashtë betimeve martesore që kurrë nuk i thanë zyrtarisht në altar. Këto betime të përgatitjes, përparësisë, ndjekjes, partneritetit, pastërtisë, dhe lut...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Life.Church që bëri të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.life.church/

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë