Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Investimi yt më i mirë!Shembull

Investimi yt më i mirë!

DITA 1 NGA 5

“Kthim investimi i sigurt!”

Në botën e sotme, kjo deklaratë ngrys disa vetulla, e po ashtu ngre disa dyshime. Por, ka një ligj universal që zbatohet pothuajse në çdo aspekt të jetës: ligji i mbjelljes dhe korrjes, ose thënë më thjesht, “ç’të mbjellësh do të korrësh.”

Ti s’mund të korrësh, nëse nuk ke mbjellë më parë farat. S’mund të fitosh të ardhura, nëse nuk investon më parë. S’mund të marrësh përfitimet e një produkti ose shërbimi, nëse nuk e ble më parë. S’mund të ruash shëndetin fizik, pa një dietë të ekuilibruar dhe pa u stërvitur rregullisht. Me të gjithë këta shembuj, ajo që merret është në përpjestim me cilësinë, apo shumën e dhënë në krye të herës.

I njëjti ligj vlen edhe për marrëdhënien tonë me Perëndinë. Nëse nuk mbjellim farën që do të japë atë korrje, s’mund të korrim një ecje të përmbushur dhe të bekuar me Perëndinë. Lajmi i mirë është se Perëndia na e ka mundësuar farën e mirë - ajo është Fjala e Tij, Bibla. Mbjellja bujarisht e Fjalës së Perëndisë në jetën tonë, na siguron një kthim me bollëk në atë investim.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Investimi yt më i mirë!

Marrja e një të ardhure të bekuar dhe me bollëk fillon me kryerjen e investimit të duhur. Nëse je i krishterë i ri, s’ka investim më të madh në besimin tënd, sesa marrja rregullisht e Fjalës së Perëndisë. Fillo këtu që t...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë