Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Ç'kemi tjetër: Versioni i StudentitShembull

What's Next: Student Edition

DITA 3 NGA 7

Trinia



Trinia është një koncept që i referohet personave të Perëndisë. Perëndia është tre në një, një në tre. Perëndia është Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë. Të gjithë janë Perëndi dhe Perëndia është të tre këta, Ati, Biri dhe Fryma.



⏎ Ati është mbikëqyrësi i njerëzimit. Ne shohim prova të kësaj në tërë dhiatën e vjetër të Biblës. Në Dhiatën e Re, Perëndia zbriti nga qielli në formën e një njeriu si Jezusi. Ky është Biri i Perëndisë. Jezusi, Biri i Perëndisë, ishte plotësisht njeri dhe plotësisht Perëndi. Ai ishte përgjegjës për vdekjen mbi kryqin për mëkatet tona. Jeta e Jezusit mund të gjendet në ato që janë quajtur ungjijtë (katër librat e parë në Dhiatën e Re: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni). Pastaj vjen personi i tretë i Perëndisë, Fryma e Shenjtë. Kur ne pranojmë atë që bëri Jezusi mbi kryqin për ne, Perëndia Atë na jep Frymën e Shenjtë, që banon brenda nesh. Fryma e Shenjtë është udhërrëfyesi dhe ngushëlluesi ynë dhe ndërmjetëson te Perëndia për ne. Pasi Jezusi vdiq, u ringjall dhe u kthye në qiell, Fryma e Shenjtë vjen dhe zbulohet në Kishën e parë (menjëherë mbas Ungjijve në Dhiatën e Re).





Ky mund të jetë një koncept i vështirë për t'u kuptuar. Perëndia është pafundësisht i madh dhe i ndërlikuar dhe ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht Atë. Thjesht kupto këtë: Perëndia Atë të vështron nga lart, Jezusi vdiq për ty dhe Fryma e Shenjtë jeton në ty dhe të drejton.
Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

What's Next: Student Edition

Në këtë plan themelor prej 7 ditësh do të zbulosh fjalën e Perëndisë, e cila do të të ndihmojë të kuptosh kush është Perëndia dhe se për çfarë të ka krijuar të bësh.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Life.Church që siguroi këtë plan. Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni: www.life.church

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë