Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Një Shkundje GëzimiShembull

A Jolt of Joy

DITA 1 NGA 31

A ke menduar ndonjëherë pse nuk ke qenë në gjëndje të jesh brënda në mrekulli, të përmbushësh gëzimin përfundimtar për të cilën flet Bibla? Mbase zhgënjimi yt buron nga fakti se ke kërkuar gëzim në të gjitha vendet e gabuara. Nëse beson se një arsimim mbresëlënës universitar, një shtëpi e paster ose 5 fëmijë me sjellje të mirë janë çelsi për në Mbretërinë e Gëzimit... e ke shumë gabim. Nëse në ndonjë mënyrë mendon që të humbësh 10 kg ose të martohesh me personin e ëndrrave të tua ose të zotërosh një pasaportë të mbushur me vula nga vendet më ekzotike mbresëlënëse do të të japë një garanci për gëzimin e përsosur dhe të përhershëm... atëherë edhe njëherë miku im... nuk ke kuptuar asgjë. Gëzimi gjendet në një vend dhe vetëm në një vend..."Në prani të Tij është gëzimi i plot!"



Nëse dëshiron një gëzim aq të përhapur saqë do të kapërcejë çdo rrethanë tjetër në jetë, atëherë duhet të kalosh kohë në prani të Zotit. Nëse je i dëshpëruar për një gëzim që do të kundërshtojë fjalë për fjalë të gjitha situatat depresive të jetës tënde, atëherë duhet të zgjedhësh të qëndrosh në praninë e Tij.



Si e bën këtë? Epo, me të vërtetë nuk është dhe aq e vështirë. Ti vendos ta bësh përparësi të kalosh kohë çdo ditë duke lexuar Biblën tënde … mund të dëgjosh një CD adhurimi dhe madje edhe të këndosh bashku me të! Nëse je shumë i guximshëm dhe tejet i dëshpëruar … ti zgjedh të ngresh duart lart si një veprim i dorëzimit ndërsa adhuron. Një tjetër mundësi interesante është të kalosh kohë vetëm në lutje çdo ditë. Vetëm ti dhe Jezusi. Thjesht mbyll derën e dhomës tënde të gjumit dhe gjunjëzohu pranë shtratit tënd, ndërkohë që bën një bisedë me zemër të hapur me atë që të njeh më së miri dhe të do më së shumti.



Kur ngrihesh në këmbë dhe del nga dera e dhomës së gjumit në mënyrë që të përballesh me botën... do të zbulosh se nuk je vetëm. Ti ke një mik të ri më të mirë për të kaluar ditën me ty. Cili është emri i mikut të ri më të mirë? Mund të quash këtë mik thjesht … Gëzim!

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

A Jolt of Joy

Bibla na thotë se "në praninë e Tij gjendet plotësia e gëzimit" dhe se "gëzimi i Zotit është forca jonë". Gëzimi nuk është thjesht një emocion; është një fryt i Frymës dhe një nga armët më të mira në arsenalin tuaj për t...

More

Ne do të dëshironim të falënderojmë Carol McLeod për sigurimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.justjoyministries.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë