Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresa Jetëdhënese: Një Numërim Mbrapsht drejt Pashkës Shembull

Living Hope: A Countdown to Easter

DITA 3 NGA 3


"Ndiqmë."



Pjetri u ul në pikëllim dhe errësirë, ditët e tij të shënuara nga heshtja e Zotit. Ai e kishte mohuar publikisht, se e njihte Jezusin, pak para se Jezusi të tërhiqej tutje për t'u kryqëzuar. Dhe tani për ato pak ditë në vazhdim, Pjetrit iu desh të përpunonte pikëllimin dhe fajin e tij, pa asnjë pritje që dhimbja të ndalej.



Por gjatë mëngjesit të hershëm të ditës së tretë, varri i Jezuit u gjet i zbrazët dhe guri u rrokullis. Ndërsa Pjetri qëndron nga frika bashkë me dishepujt e tjerë - duke u përpjekur të përpunojë ngjarjet e ditës - Jezusi papritmas i shfaqet Pjetritplotësisht i gjallë!



Në vend që ta linte Pjetrin të jetonte me turpin e gabimeve të tij të së kaluarës, Jezusi e tërheq mënjanë dhe i bën një pyetje, që e shtyn Pjetrin në qëllimin e tij:



"A më do ti mua?"



Me këtë pyetje, Jezusi e fton Pjetrin të ripohojë marrëdhënien që Ai kishte mohuar. Fuqia e Jezusit mbi vdekjen dhe errësirën, nënkuptonte që Pjetri nuk duhej të qëndronte i përcaktuar nga gabimet e tij të së kaluarës. Ai ende mund të përqafonte thirrjen për jetën e tij dhe të bëhej udhëheqësi, që Jezusi gjithmonë e dinte që ai mund të ishte.



Ashtu si Pjetri, ti ke mundësinë të thuash "po" për ta dashur Jezusin dhe për t'u dashur nga Ai. Pavarësisht se sa e çrregullt duket jeta jote, apo sa larg Jezusit ndihesh, nuk ka asgjë që mund të të ndajë nga dashuria e Tij. Gabimet e tua të së kaluarës ose problemet aktuale, nuk diktojnë qëllimin tënd kur jeta jote është e rrënjosur vetëm në Krishtin.



Ringjallja na siguron se asnjë situatë ose gabim, nuk është e pamundur për Zotin ta shpengojë. Nuk ekziston asnjë frikë, që Jezusi nuk mund të pushtojë dhe asnjë jetë, që Ai nuk mund të shërojë. Asnjë errësirë, ​​nuk mund të qëndrojë kundër fuqisë së Zotit të ringjallur, që mundi vdekjen në emrin tonë. Nuk ka asgjë që Zoti ynë nuk mund të bëjë.



Lutu:Jezus, faleminderit që pushtove vdekjen për mua. Jam mirënjohës, që asgjë nuk mund të më ndajë nga dashuria jote dhe asnjë gabim, nuk mund të më skualifikojë nga planet e tua. Sot, më kujto se kush më ke thirrur të jem. Dhe kur filloj të ndjehem i padenjë, më ndihmo të kujtoj të reflektoj në ringjalljen Tënde dhe të gëzohem që vetëm Ti je shpëtimi im. Unë të dua, dhe sot vendos të të ndjek Ty.

Dita 2

Rreth këtij plani

Living Hope: A Countdown to Easter

Kur të rrethon errësira, si duhet të përgjigjesh? Për 3 ditët e ardhshme, zhytu në historinë e Pashkës dhe zbulo se si të mbahesh tek shpresa, kur ndihesh i braktisur, i vetmuar, ose i padenjë.

Ky Plan Biblik origjinal u krijua dhe u bë i mundur nga YouVersion.

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë