Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Gjesh Rrugën e Kthimit tek PerëndiaShembull

Finding Your Way Back To God

DITA 1 NGA 5

Duhet të Ketë më Shumë se Kaq



A ke ndjesinë se po ndjek diçka në jetë, që nuk do të të kënaqë plotësisht? Kushtoji vëmendje kësaj ndjenje. Ajo është nga Perëndia.



Nuk jemi duke folur, vetëm në lidhje me çështjet e abuzimit të substancave, edhe pse përdorimi i pijeve alkoolike dhe varësitë e tjera, janë me siguri përpjekje për të kapur diçka të kotë. Por ne gjithashtu kemi njohur edhe shumë prej "njerëzve të mirë të kishës", që vijnë në shërbesën e të dielës çdo javë; ose që predikojnë nga një tribunë për ata njerëz të cilët e ndjejnë veten larg Perëndisë. Ata janë të "suksesshëm" ose "në gjëndje të qëndrueshme" ose "të drejtë" në pamje të jashtme, por e kanë humbur Zotin në brendësi. Ata mbahen të zënë me praktikat fetare dhe punën, shkollën, ose familjen, por kjo thjesht nuk mjafton. Ata duan që Perëndia të ndihet i vërtetë për ta.



Kjo dëshirë, është zgjimi i parë frymëror për të gjithë ne, për të gjetur rrugën tonë të kthimit tek Perëndia: "Duhet të ketë më shumë se kaq.”



Kur dëshiron për një dashuri të thellë dhe të kënaqshme, kur dëshiron t'i japësh veten tënde diçkaje. që do të bëjë vërtet ndryshim, ose kur kërkon përgjigje për pyetjet më të vështira të jetës, ti po kërkon për Perëndinë. Ti ke me të vërtetë dy mundësi zgjedhje: mund të vazhdosh të kërkosh për të plotësuar këto dëshira vetë, ose mund ta kthesh vëmendjen tënde, tek Ai që t'i ka dhënë këto dëshira në rradhë të parë.



Dëshira jonë për dashuri të vërtetë, shkon pas në rrugëtimin se si u krijua fillimisht raca njerëzore. Perëndia synonte që ne ta përjetonim dashurinë e tij, drejtpërdrejt prej tij dhe nëpërmjet të tjerëve, me të cilët ne lidhemi në një mënyrë të shëndetshme. Ajo që ne dëshirojmë prej Perëndisë, Ai jo vetëm që thjesht e ka, por në të vërtetë Perëndia është. Ai është dashuri dhe ai na ndjek me dashuri.



Ne kemi dëgjuar të thuhet, se çdo njeri që troket në derën e një shtëpie publike, është me të vërtetë duke kërkuar Perëndinë. Nëse je duke trokitur në derën e disa sjelljeve ose marrëdhënieve vetëshkatërruese, ti mund të kesh arritur në një pikë të rëndësishme në udhëtimin tënd të kthimit për tek Perëndia. Pse? Sepse zhgënjimi që ti në mënyrë të pashmangshme ndjen, kur i drejtohesh zgjedhjeve pavlerë, do të të bëjnë të pyesësh veten, se ku mund të gjesh dashurinë e vërtetë. A do të hapësh veten, që të lejosh Perëndinë të plotësojë dëshirën tënde për të dashur dhe për t'u dashur?



Çfarë tregojnë aktivitetet e tua të kësaj jave, për atë që ti mendon se do të të kënaqë?

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

Finding Your Way Back To God

A po kërkon më shumë nga jeta? Të kërkosh më shumë, është në të vërtetë një dëshirë e zjarrtë për t'u kthyer te Perëndia—kudo që është tani marrëdhënia jote me Perëndinë. Ne të gjithë përjetojmë arritje—ose zgjime—ndërsa...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Grupin Botues të WaterBrook Multnomah që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, vizito: http://yourwayback.org/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë