Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Të Njoh Ty: Devocione nga Time of GraceShembull

I Know You: Devotions From Time of Grace

DITA 1 NGA 4

Unë e di se ku jeton.



Unë kam jetuar dhe punuar në disa lagje goxha të ashpra gjatë viteve. Por jeta ime kurrë nuk ka qenë aq e ashpër sa ajo e të Krishterëve që jetuan në Pergamum në Azinë e Vogël Perëndimore. Satani e zotëronte atë qytet, dhe altari i madh pagan për zotin grek Zeus i ndërtuar atje (tani në një muze Gjerman) ishte një nga mjetet e Satanit për të ngatërruar dhe mashtruar njerëzit.



Prania në rritje e të Krishterëve në Pergamum solli një kundërsulm të furishëm nga priftërinjtë e Zeusit dhe demonët e Satanit. Por Perëndia pa gjithçka që po ndodhte atje, e dinte se ku ishte secili prej besimtarëve të tij, dhe administroi të gjitha ngjarjet atje, madje edhe vuajtjet e tyre, për të çuar përpara mbretërinë e tij të besimtarëve. "Unë i di veprat e tua dhe ku banon, atje ku është froni i Satanit; dhe ti mbahesh fort tek emri im dhe nuk e mohove besimin në mua, edhe në ato ditë kur Antipa, dëshmitari im, besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani."(Zbulesa 2:13).



Zoti e di se ku jeton ti gjithashtu. Ai i sheh rreziqet, brengoset për humbjet dhe dhimbjet, i dërgon engjëjt e tij për të mbrojtur ty dhe familjen tënde, dhe vrojton se si i trajton tundimet dhe streset. Dëshira e madhe e tij është që ti të qëndrosh besnikë. Martirizimi i Antipas nuk e mashtroi atë nga shpërblimi i tij qiellor - në të vërtetë, ajo thjesht e çoi atë në lavdi më shpejt. Shembulli i tij i guximshëm u përsërit shumë herë dhe dha frymëzim për rritjen e shpejtë të kishës së Krishterë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2

Rreth këtij plani

I Know You: Devotions From Time of Grace

Perëndia na krijoi në mënyrë unike. Dhe ai i njeh pikëllimet, gëzimet, pikat e forta dhe dobësitë tona.

Dëshirojmë të falënderojmë Shërbesën Time of Grace që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://www.timeofgrace.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë