Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Gjashtë Hapa për Udhëheqjen Tënde më të MirëShembull

Six Steps To Your Best Leadership

DITA 7 NGA 7

Tani Bëje Atë



Mos e mbaro këtë Plan Biblik pa bërë diçka për të. Liderat ndërmarrin veprim mbi informacionin që çon në transformim. Cili është saktësisht hapi yt i rradhës? Zoti është i gatshëm të bëjë më shumë nga sa mund të kërkosh, mendosh, ose imagjinosh ndonjëherë, përmes fuqisë së Tij që është në punë.




  1. Një Disiplinë për të Filluar: Kur e di se kush je, ose kush do të bëhesh, do e dish se çfarë duhet të bësh. Bazuar në atë që ti dëshiron të bëhesh, çfarë disipline ke nevojë të fillosh?

  2. Kurajo për të Ndaluar: Bazuar në atë që dëshiron të bëhesh, për çfarë të duhet kurajo të ndalosh? Mos mendo vetëm për gjëra negative. Ti mund të kesh nevojë të ndalosh së bëri diçka të rëndësishme dhe t'ia japësh dikujt tjetër.

  3. Një Person për të Fuqizuar: Kë do të fuqizosh? Mos u bë kapak për njerëzit që drejton. Ndoshta do të fuqizosh dikë të bëjë diçka të rëndësishme për të cilën ti ke pasur kurajon të ndalosh.

  4. Një Sistem për të Krijuar: Ku e sheh tensionin? Ku janë problemet organizative? Çfarë sistemi duhet të krijosh për të marrë rezultatin që dëshiron?

  5. Një Marrëdhënie për të Filluar: Bazuar në atë që dëshiron të bëhesh, kë duhet të takosh? Çfarë marrëdhënie ke nevojë të fillosh? Ti mund të jesh një marrëdhënie larg ndryshimit të rrjedhës së fatit tënd.

  6. Një Risk që Duhet të Marrësh: Bazuar në atë që dëshiron të bëhesh dhe çfarë dëshiron të bësh, çfarë risku duhet të marrësh? Nëse pret gjithmonë derisa të jesh gati, do të jesh gjithmonë vonë.



Së fundi, bëhu ai që Perëndia të krijoi të jesh. Njerëzit preferojnë të ndjekin një lider që është gjithmonë i vërtetë, sesa një udhëheqës që ka gjithmonë të drejtë.



Fol me Perëndinë: Zot, të besoj Ty që të bësh më shumë sesa mund të bëj ndonjëherë me fuqinë time. A do më japësh mençurinë, guximin, dhe forcën për të ndërmarrë hapin tjetër?



Kontrollo mesazhet e mia rreth Zakoneve për më shumë nxitje.


Dita 6

Rreth këtij plani

Six Steps To Your Best Leadership

Je gati të rritesh si udhëheqës? Craig Groeschel shpalos gjashtë hapa biblike që çdokush mund të ndërmarrë për t'u bërë një udhëheqës më i mirë. Zbulo një disiplinë si fillim, guximin për të ndaluar, një person për të fu...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Pastor Craig Groeschel dhe Life.Church që siguruan këtë plan. Për më shumë informacion, vizitoni faqen: https://www.craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë