Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Urtësi Rrënjësore: Një Udhëtim 7-Ditor Për BaballarëtShembull

Radical Wisdom: A 7-Day Journey For Fathers

DITA 1 NGA 7

Ti Merr Atë që Lavdëron



A ke parë ndonjëherë se si një vajzë e vogël është "rregulluar" nga nëna e saj, duke u njohur me tualetin, me pudrën e faqeve, penelin e zi dhe buzëkuqin ndërsa është ende fëmijë? Pastaj asaj i është thënë se sa e bukur është, jo sepse është, por sepse ajo (ose mamaja e saj) po përpiqet kaq shumë të jetë e tillë.



A ke qenë në një kampionat të vogël Bejzbolli dhe ke parë ndërsa babai bërtet me kënaqësi kur djali i tij godet topin ose vrapon drejt bazës? Një entuziazëm i papërmbajtur kur djali zgjat këmbën me rrëshqitje dhe shënon pikë.



Kam jetuar mjaft gjatë për të parë disa nga ata djem dhe vajza të reja të bëhen burra dhe gra, dhe kam arritur në përfundimin se ti merr atë që lavdëron!



Kur shpenzojmë orë të tëra dhe para të panumërta duke veshur fëmijët dhe adoleshentët në mënyrë perfekte, do të kemi në të ardhmen “ fëmijë të fokusuar tek veshja moderne”. Kur e vetmja gjë për të cilën bijtë tanë marrin lavdi është performanca sportive, do të kemi fëmijë që janë tejet entuziast për sportin kur ata të rriten.



Nuk ka asgjë të keqe me veshjet dhe tualetin, asgjë të keqe me sportin.



Por bëj kujdes për atë që po lavdëron dhe vlerëson tek fëmijët e tu.



Në fjalorin tim, fjala "lartësoj" është e këmbyeshme me fjalën "lavdëroj". Ajo që po lavdëron tek fëmijët e tu është ajo që ata do të ndjekin për veten e tyre ndërsa rriten.



Merr në konsiderat të lavdërosh mirësinë e fëmijës tënd për të tjerët. Kapi ata duke bërë diçka për vëllain ose motrën e tyre. Lavdëroji ata për këtë. Lartësoji ata për lutjet, leximin e Biblës, që kanë pyetur për Jezusin dhe që i kanë dhënë para kishës, bamirësive ose të varfërve.



Mos harro, ti je gjithmonë duke udhëhequr. Pyetja është: ku.



Pyetje: A do të udhëheqësh duke lartësuar atë që shpreson të marrësh kur fëmijët e tu të rriten në moshën madhore?


Dita 2

Rreth këtij plani

Radical Wisdom: A 7-Day Journey For Fathers

Është çmenduri se sa shumë na formojnë baballarët. Askush nuk i shpëton fuqisë dhe ndikimit të babait të tyre tokësor. Dhe meqenëse shumica e burrave ndihen të papërgatitur për të qenë baballarë, është thelbësore të kërk...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Radical Mentoring që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen: http://radicalwisdombook.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë