Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Noel: Krishtlindja Është Për Të GjithëShembull

Noel: Christmas Is For Everyone

DITA 1 NGA 12

h1>Çfarë Emër i Bukur Është

Nga Danny Saavedra


"Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi. Ai (Fjala) ishte në fillim me Perëndinë. Të gjitha gjërat u bënë me anë të Tij (Fjala), dhe pa atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë.. "-Gjoni 1:1-3 (ALBB)



Cila është gjëja e parë që mëson për dikë kur prezantohesh me të? Emri i tyre! Pse? Për shkak se emrat na ndihmojnë të mbajmë mend njerëzit, t'i identifikojmë ata, të njohim me kë po komunikojmë ose kujt po i drejtohemi.



Në ato kohë, emrat kishin një domethënie. Në ditët e sotme, shumë njerëz duket se i vendosin emrin fëmijës së tyre bazuar në atë emër që ata mendojnë se është i bukur ose tërheqës ose me famë, rrallë herë duke parë më thellë origjinën dhe etimologjinë e emrit ose rëndësinë kulturore dhe trashëgiminë e tij. Në lashtësi, emrat jepeshin për arsye të veçanta. Isaku ("ai qesh") u emërua për shkak të qeshurës së Abrahamit dhe Sahrës, kur Zoti u tha se ata do të kishin një djalë në pleqërinë e tyre. Jakobi ("ai kap thembrën") iu dha emri kështu sepse ai lindi "me dorën e tij duke kapur thembrën e Esaut" (Zanafilla 25:26 ALBB).



Emrat në Bibël ishin vërtet domethënës, sepse ata shpesh na tregonin diçka për atë person. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Perëndinë, emrat e shumtë të të cilit kanë më shumë rëndësi. NgaEl Shaddai «Perëndi i Plotfuqishëm» te Jehova-Raah «Zoti është bariu im», çdo emër i Zotit në Bibël zbulon diçka për Të. Dhe nga të gjithë emrat që i janë dhënë Perëndisë në Bibël, më interesante dhe unike duhet të jetë ai që i atribuohet Atij tek Gjonin 1:1 (ALBB, theks i shtuar): “Në fillim ishteFjala (logos) > . . "



Fjala greke që shohim këtu “logos” do të thotëFjala e Perëndisë. Koncepti i Fjalës së Perëndisë është një ide e fuqishme, komplekse dhe e bukur. Mënyra më e thjeshtë për të shpjeguar filozofinë greke që qëndron pas saj është se Fjala e Perëndisë është arsyeja ose arsyeja e pashprehur pas diçkaje. Termi përshkruan në thelb një koleksion të gjërave të bëra së bashku në mendime dhe të shprehura me fjalë. Konsiderohetarsye universale e qenësishme për të gjitha gjërat; ligjet detyruese që mbështesin gjithçka që ekziston.



Në kulturën hebraike, kjo ide i referohet forcës dinamike të vullnetit të Zotit . Ata shpesh përdorin termin memra — një fjalë që rrjedh nga fjala Aramaike që do të thotë "të flasësh" - për të përshkruar aktivitetin dhe vullnetin krijues të Zotit .



Ky kuptim i konceptit, si dhe terminologjia e përdorur te Gjoni 1:1, na drejton përsëri te shpjegimi i krijimit që gjendet te Zanafilla 1. Aty shohim që Zoti flet dhe pastaj gjithçka në univers merr jetë. Hebrenjve 11:3 (theks i shtuar) shpjegon më tej këtë, duke thënë, "Universi u krijua nga Fjala e Zotit, kështu që ajo që shihet nuk u bë prej gjërave që shihen."



Kështu që te Gjoni 1:1 (ALBB) kur thotë, “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi,” apostulli po na thotë seJezus Krishti, Biri i Perëndisë, është mishërimi i gjallë i Fjalës së Perëndisë. Ai është Zoti në mish, imazhi (eikón: pasqyrim suprem, reflektim dhe përfaqësim) i Perëndisë të padukshëm (Kolosianëve 1:15). Ai që shpalli vullnetin e Zotit në fillim (Zanafilla 1:1-2; Psalmi 33:9; Hebrenjve 11:3). Ai është karakteri, zemra, vullneti dhe mendja e Zotit, Ati që i është shpallur botës. Ai është, siç besuan Grekët, arsyeja universale e qenësishme për të gjitha gjërat (Gjoni 1:3); ligjet detyruese që mbështesin gjithçka që ekziston (Kolosianëve 1:15–17).



Gjeje çfarë? Gjoni 1:14 (ALBB) thotë që Fjala , Ai që mban universin të bashkuar dhe përmes të cilit u krijua gjithçka, "u bë mish dhe e bëri banesën e Tij midis nesh." Ky ështl thelbi i sezonit të Krishtlindjeve. Zoti u bë njeri! Ai na do aq shumë sa që e la qiellin për të krijuar një mënyrë për ne, që të hyjmë në parajsë dhe të kalojmë përjetësinë me Të! Kjo është arsyeja pse te Mateu 1:23 (ALBB) shohim se engjëlli i shpall Jozefit, "Ata do ta quajnë atë Emanuel" (që do të thotë "Zoti me ne"). Biri i Perëndisë u dërgua që t’i zbulonte botës mendimet dhe zemrën e Atit të Tij - Fjalën e Tij ... dhe për të na shpëtuar.
Kjo është arsyeja pse engjëlli udhëzon Jozefin ta emërojë Atë Jezus (Yeshua: Zoti është shpëtim), "Sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre" (Mateu 1:21 ALBB).



Ndërsa përgatitemi të festojmë Krishtlindjet pas pak ditësh, kujto se Emanuel, Jezusi ynë i çmuar, Fjala e përjetshme, Mbreti dhe Shpëtimtari ynë, erdhi në Tokë, në mënyrë që të mund ta njihnim Perëndinë thellësisht dhe të provojmë prezencën e Tij intime, dhe kështu do të mund të shpëtohemi. Ai erdhi të na lirojë të na jap "të drejtën për t'u bërë fëmijë të Perëndisë" (Gjoni 1:12 ALBB). Nesër, do të mësojmë pse Zoti duhej të vinte...



Dita 2

Rreth këtij plani

Noel: Christmas Is For Everyone

Gjatë 12 ditëve të ardhshme, do të bëjmë një udhëtim nëpër historinë e Krishtlindjes dhe do të zbulojmë jo vetëm pse është historia më e madhe e thënë ndonjëherë, por edhe se si Krishtlindja është me të vërtetë për të gj...

More

Dëshirojmë të falënderojmë Calvary Chapel Ft. Lauderdale që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: http://CalvaryFTL.org

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë