Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Shpresë në ErrësirëShembull

Hope In The Dark

DITA 1 NGA 12

Ku je, Zot?



Qëniet njerëzore nuk e pranojnë menjëherë dëshpërimin. Por kur e pranojnë, mbretëria e qiellit afrohet.



—Philip Yancey



Gjatë gjithë jetës sonë, të gjithë arrijmë në pikat ku e gjejmë veten, duke u ndeshur me pyetje shpirtërore. Njoha një burrë një herë, gruaja e të cilit kishte tetëmbëdhjetë vite, që ishte vrar nga një shofer i dehur. Pak kohë pasi kishte ndodhur, unë po flisja me të kur ai shpërtheu, "Një Zot i mirë nuk do të lejonte një idiot të dehur, të vriste gruan time dhe ta linte idiotin të jetonte! Madje nuk jam më i sigurt nëse Zoti ekziston. Edhenëseekziston, eh, atëherë nuk dua të kem asnjë lloj lidhje me një Zot, që do lejonte të ndodhte diçka e tillë."



Unë nuk e kam provuar humbjen e këtij njeriu. Por ndjej dhimbje të fortë për të. Për më tepër, mund të shihja se poshtë lëndimit të tij, ai donte të besonte tek Zoti. Vetëm se në atë moment, ai nuk mund të lidhte dhimbjen që po ndjente, me imazhin e Zotit që donte të besonte.



E shkruajta librin dhe këtë Plan Biblik, për të gjithë ata njerëz që po përpiqen të besojnë se Zoti kujdeset për ta, veçanërisht kur ata e gjejnë veten në mes të një krize. Kur rrëzohesh dhe rrokullisesh në një gropë të thellë, është e vështirë të shohësh dritën. Ti dëshiron të besosh, por e ke të vështirë të bësh një lidhje me mesazhin e shpresës të besimit të Krishterë, me atë që po ndodh rreth teje.



Më shumë se 2,600 vite më parë, Habakuku bëri shumë nga të njëjtat pyetje, që njerëzit në të gjithë botën po bëjnë ende sot. Dhe me anë të hirit të tij, Zoti lehtësoi disa nga ankthet e Habakukut, edhe pse la pyetje të tjera pa përgjigje. Por në anën tjetër të dyshimeve të tij, Habakuku u rrit në një person me një besim më të pasur, një besim që mund të mos ishte zhvilluar aq plotësisht, po të mos kishte luftuar me dyshimet e tij. Do të lexojmë historinë e tij gjatë ditëve në vijim.



Mendo për këtë. Nëse do të kuptoje gjithçka tërësisht dhe plotësisht, nuk do të kishe nevojë për besim, apo jo? Por pa besim, është e pamundur t'i pëlqesh Zotit (Hebrenjve 11: 6). Pse? Sepse besimi duhet të vijë nga dashuria, jo nga një marrëdhënie biznesi, një transaksion, ose ndonjë situatë në të cilën nuk kemi zgjidhje.



A je i gatshëm të bësh pyetje të sinqerta? Të luftosh?



Dhe më e rëndësishmja, a je i gatshëm të dëgjosh për përgjigjen e Zotit?



Lutu: Jam gati të luftoj me dyshimet dhe pyetjet e mia. Jam gati të dëgjoj atë që ke për të më thënë, Zot. Amen.



Më shumë nga Craig Groeschel

Dita 2

Rreth këtij plani

Hope In The Dark

Ky Plan Biblik është për këdo që është i lënduar dhe nuk e kupton arsyen. Nëse ke humbur diçka, dikë ose besimi yt duket sikur po tendoset deri në pikën sa mund të këputet, atëherë ky Plan Biblik nga Life.Church, i marrë...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Pastorin Craig Groeschel dhe Life.Church që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, vizito faqen: http://craiggroeschel.com/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë