Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të MirëShembull

Holy Hustle: Embrace A Work-Hard, Rest-Well Life

DITA 9 NGA 10

A e pyet ndonjëherë veten nëse po bën gjënë e duhur? Apo nëse je vërtet aty ku Zoti dëshiron të jesh? Ose nëse ka diçka më shumë ose ndryshe ose më të mirë ose më të madhe diku atje për ty? Ose mbase pyet veten nëse kostoja e thirrjes tënde ia vlen për momentet kur ndihesh sikur je i humbur?



Kaq shumë momente në jetë duken sikur jemi në një dhomë ku të gjitha dritat janë djegur dhe po pengohemi të gjejmë një çelës të dritës, një qiri, ose një elektrik dore për të drejtuar hapat tanë. Në ato momente, ki besim tek Zoti. Mbërthehu fort në dorën e Tij të shtrirë dhe beso se Ai do të të udhëheqë me siguri në derën tjetër, që Ai ka përgatitur për ty të kalosh. Errësira nuk ka pse të jetë e frikshme kur mund të ecim me Dritën e Botës.



Por ato pyetje që i bën vetes janë të logjikshme. Frika dhe shqetësimet e tua nuk duhet të të shkaktojnë turp. Nëse të gjithë do të mund të uleshim së bashku për të folur për punën tonë, pasionet tona, dhe besimin tonë, do të befasohesha nëse dikush do të thoshte se jeta e tyre ka shkuar saktësisht ashtu siç e kishin planifikuar. Çfarë do ti thoje një mikeshe ulur në tryezë që do kishte ato pyetje? A do ti thoje asaj se ka të drejtë dhe se ajo ndoshta duhet thjesht të heqë dorë?



Shpresoj që jo.



Do ta donim atë dhe do të luteshim me të. Do ta inkurajonim atë dhe do të gjenim mënyra për t'i thënë asaj se ajo që po bën është e mirë, dhe e denjë, dhe e vlefshme, dhe se nëse ajo e di në shpirtin e saj se kjo është aty ku Zoti e dëshiron atë në këtë sezon, atëherë nuk është gabim.



Unë do t'ju thoja se sa me vendosmëri besoj se Zoti është në praktikë duke marrë të përulurën dhe duke e bërë atë të shenjtë, dhe se bindja (jo madhësia, fama ose njohja) është ajo që ka rëndësi në ndikimin që ne bëjmë përmes veprës së mbretërisë sonë.



Zoti është besnik në gjithçka Ai bën. Aty ku ndodhesh, atë që po bën, dhe njerëzit para teje të cilët Zoti të ka kërkuar ti shërbesh nuk janë gabim. Sfidat, zhgënjimet, dhe dështimet nuk janë gabim.



Zoti do të përdorë çdo pjesë të historisë sonë për të ndriçuar lavdinë e Tij.


Shkrimet e Shenjta

Dita 8Dita 10

Rreth këtij plani

Holy Hustle: Embrace A Work-Hard, Rest-Well Life

Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crystal Stine dhe Shtëpinë Botuese Harvest që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.harvesthousepublishers.com/books/holy-hustle-9780736972963

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë