Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Nxitje e Shenjtë: Përvetëso Një Jetë me Shumë Punë dhe me Pushim të MirëShembull

Holy Hustle: Embrace A Work-Hard, Rest-Well Life

DITA 3 NGA 10

Ka Lego gjithandej në shtëpinë tonë. Koleksioni ynë filloi vetëm me pak komplete për Krishtlindje një vit, dhe tani ka kosha dhe kosha të blloqeve të vogla shumëngjyrësh. Ndërsa vajza ime ndërton, pjesët më të mëdha të Legos përdoren të parat. Janë ato që vendosin skenën, ato që vendosin në hije njëqind çantat plastike të vogla të mbushura me pjesë gati të padukshme, të nevojshme dhe të pajisura në mënyrë të përkryer për qëllimin e tyre.



Nganjëherë nuk dua asgjë më shumë sesa të jem, si ato pjesët më të mëdha të Legos, zgjedhja e vendosur, e dukshme. Por pjesët e Legos më të mëdha dhe më mbresëlënëse nuk bëjnë aq ndryshim pasi ndërtesa është mbaruar, jo siç mendon ti se do të bënin. Ndërsa mblidhja kuaj dhe figurat më të vogla, iriqë të vegjël dhe flokë dëbore xixëllues, kuptova se ndonjëherë copa më e vogël e kompletit bën ndikimin më të madh.



Pjesët e vogla plastike të pastra, gati të padukshme, krijojnë dritare të bukura.



Pikat e vogla xixëlluese shtojnë prekjet përfundimtare në çatitë dhe tryezat.



Hundët prej karrote plotësojnë njeriun prej dëbore dhe patinat e akullit të vockëla zbukurojnë këmbë të vockëla.



Shpesh, unë jam pjesa theksuese që luan një rol mbështetës të vogël. Ajo e heshtura e vënë nën hije nga personaliteti më i madh se jeta. Ajo që supozon se jam lehtësisht e zëvendësueshme ose e panevojshme për produktin e përfunduar - e këndshme për t’a pasur, por jo e domosdoshme. Por sa zemërgjerë prej Zotit të krijonte trupin e Krishtit në mënyrë specifike dhe me qëllim që të nevojitet çdo pjesë - pa marrë parasysh sa e madhe apo e vogël.



A ndihesh si një nga copëzat e vogla, të harruara në kuti? A je akoma i pasigurt se ajo që duket e thjeshtë, e zakonshme dhe e çrregullt mund të jetë pjesë e veprës së mbretërisë së shenjtë që zemra jote dëshiron t’i ofrojë botës? A pyet veten se si mund të qëndrosh aty ku Zoti të ka thirrur, kur nuk je i sigurt se puna që të është dhënë është e mirë mjaftueshëm?



Prania jote dhe qëllimi yt kanë rëndësi. Pavarësisht nëse jemi pjesa më mbresëlënëse në një grumbull (duke i ndihmuar të tjerët të qëndrojnë të patundur!) ose copa më e vogël (që shkëlqen shndritshëm!), ne e lavdërojmë Perëndinë kur bashkohemi për mbretërinë e Tij. Ti je i pazëvendësueshëm, i pajisur në mënyrë të përsosur, dhe tepër i domosdoshëm për punën që Zoti ka planifikuar për ty. Në Krishtin, ne mund të bëjmë më shumë sesa mund të imagjinojmë.


Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Holy Hustle: Embrace A Work-Hard, Rest-Well Life

Ekuilibër. Është ajo që dëshirojmë më shumë për jetët tona, ndërsa dëgjojmë britmat e "puno më shumë!" në njërin vesh, dhe pëshpëritjet e "pusho më shumë" në tjetrin. Po sikur plani i Zotit për ne të mos jetë vetëm njëra...

More

Dëshirojmë të falenderojmë Crystal Stine dhe Shtëpinë Botuese Harvest që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.harvesthousepublishers.com/books/holy-hustle-9780736972963

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë