Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

I Pathyeshëm me Lisa BevereShembull

Adamant With Lisa Bevere

DITA 6 NGA 6



Perëndia po të thotë: "Ti je i papërkulshmi Im". Nuk ka rëndësi nëse nuk ndihesh i papërkulur tani; ti je i mbështjellur në veprën e pathyeshme të Krishtit. Dëgjo disa nga gjërat që Zoti shpall mbi ty sot:



Ti je i papërkulshmi Im, i vendosur por transparent - njerëzit shikojnë përmes teje dhe shohin Krishtin.



Ti je i papërkulshmi Im - Fryma e Krishtit banon tek ti për të të bërë të palëvizshëm dhe të palëkundshëm.



Ti je i papërkulshmi Im - ti ke një shpirt prej zjarri!



Jezusi erdhi të na pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr. Ky është pagëzimi që ne duhet të pranojmë. Kur kemi lindur përsëri, zemrat tona të pajeta janë gjallëruar nga shkëlqimi i zjarrtë i dashurisë së Tij të përjetshme.



Ti nuk e di se si dukesh në frymë. Ti mendon se po flet vetëm fjalë, por je duke folur zjarr! Ti je duke folur gjëra që me dritën dhe të vërtetën veçojnë gënjeshtrat e armikut që kanë qenë mbi njerëzit për kaq shumë kohë. Ti je duke folur zjarr që shkrin zinxhirët. Ti duhet të qëndrosh në këtë të vërtetë.



Dhurata në jetën tënde është si një zjarr. Mos e lër të shuhet. Fryj në qymyr dhe përhape në një flakë të madhe! Të tjerët kanë nevojë për atë zjarr të digjet me shkëlqim në ty dhe nga ty, sepse ti je fëmija i Tij, rilindur nga natyra e Tij.



Zoti të flet ashtu si do të bëhesh, jo siç je. Ai ka aq shumë besim në planin e Tij për jetën tënde. Me këtë zbulim, cilat janë disa gjëra që duhet të ndalosh (ose fillosh) së foluri mbi veten tënde?



Nëse të pëlqeu ky plan leximi, të inkurajoj të shkosh më thellë duke kontrolluar librin tim të ri I pathyeshëm: Gjetja e së Vërtetës në një Univers Opinionesh .


Dita 5

Rreth këtij plani

Adamant With Lisa Bevere

Çfarë është e vërteta? Kultura po blen gënjeshtrën se e vërteta është një lum, që tërhiqet dhe rrjedh me kalimin e kohës. Por e vërteta nuk është një lum - është një shkëmb. Dhe në një det të egër mendimesh, ky plan do t...

More

Dëshirojmë të falenderojmë John dhe Lisa Bevere që bënë të mundur këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://iamadamant.com

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë