Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Informacion rreth planit

Parime të Administrimit të Kohës nga Fjala e PerëndisëShembull

Time Management Principles From God’s Word

DITA 4 NGA 6

Përcakto Çfarë është Absolutisht Thelbësore



Marta fajësohet në predikimin tonë të kësaj pjese, tek Luka 10. Por fakti është, që ne jemi të gjithë si Marta herë pas here, në përpjekjet për të identifikuar se cilat detyra janë më thelbësore, në një kohë të caktuar. Kuptohet që dikush duhet të përgatitë drekën dhe jam i gatshëm të vë bast, që Jezusi e vlerësoi shumë mikëpritjen e Martës. Përgatitja e drekës, sigurisht që ishte e rëndësishme. Por Jezusi e bëri të qartë se kjo nuk ishte gjëja më thelbësore, që Marta dhe motra e saj, Maria, mund të ishin duke bërë në ato momente. Ajo që ishte më thelbësore në atë çast, ishte të mësoje duke qëndruar tek këmbët e Jezusit.



Siç e pamë dje, mbledhja e angazhimeve, detyrave dhe projekteve tona, është një hap thelbësor për administrimin e suksesshëm të kohës. Por pasi të gjitha angazhimet e tua të jenë mbledhur, është koha të përcaktosh, se cilat pika në listën tënde janë projektet dhe detyrat më thelbësore. Ky proces kërkon qartësimin e asaj që beson, se Perëndia të ka thirrur të bësh në këtë stinë të jetës dhe punës tënde. Me këtë tablo të madhe dhe ato synime qëndrore në mendje, pyete veten: “Cila është ajo gjë që, pasi të jetë realizuar, do ta bëjë gjithçka tjetër më të lehtë, ose më të frytshme në këtë projekt?” Përgjigjja ndaj kësaj pyetje, është gjëja më thelbësore, tek e cila duhet të përqëndrohesh. Vendos gjithçka që mundesh në pritje, derisa kjo detyrë e vetme, të jetë përmbushur. Më pas përsërite këtë proces vazhdimisht.



Kur isha duke shkruar librin tim të fundit, Të Thirrur për të Krijuar, isha i mbingarkuar nga numri i detyrave që duheshin bërë, për ta nxjerrë projektin në shitje. Më duhej të gjeja një agjent shitjeje, t’ia shisja një botuesi, të kryeja intervista, të shkruaja 50.000 fjalë, të ndërtoja një platformë për të tregtuar librin etj. Por në fillim të projektit, e dija se nëse nuk mund të gjeja një agjent shitje për të më drejtuar më pas, asgjë tjetër brenda projektit nuk do të kishte vlerë. Sigurimi i një agjenti shitje, ishte detyra ime thelbësore. Kështu që gjithçka tjetër lidhur me projektin, e lashë në pritje, derisa të gjeja një agjent shitje për të më drejtuar.



E vërteta është se, në çdo pikë të caktuar të kohës, vetëm disa detyra dhe projekte janë vërtet thelbësore. Mëso zakonin që të identifikosh, ato dy apo tre gjëra thelbësore dhe përqendrohu mbi ato derisa të jenë përfunduar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 3Dita 5

Rreth këtij plani

Time Management Principles From God’s Word

A je i irrituar që nuk ka më tepër se 24 orë në një ditë? A je i rënduar nga numri i shumtë i projekteve, në listën e aktiviteteve të tua? A je i lodhur duke qenë gjithmonë i lodhur dhe që nuk ke mjaft kohë, për të kalua...

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Jordan Raynor që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.jordanraynor.com/time/

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë