Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit inkandeshent që ndodhet në mes të zjarrit.
Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qenieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut.
Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë.
Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër.
Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre.
Krahët e tyre preknin njëri-tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.