Ezekieli 1:10-11
Ezekieli 1:10-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shëmbëllimi i fytyrave të tyre ishte si fytyrë njeriu. Të katërt kishin në të djathtë nga një fytyrë luani e në të majtë nga një fytyrë demi. Të katërt kishin edhe nga një fytyrë shqiponje. Kaq për fytyrat. Krahët i kishin të hapur së larti. Secili kishte dy krahë që cekeshin dhe dy që mbulonin trupin.
Ezekieli 1:10-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të gjithë kishin fytyrë njeriu, që të katër fytyrë luani në të djathtë, që të katër fytyrë kau në të majtë, dhe që të katër fytyrë shqiponje. Kështu ishin fytyrat e tyre. Krahët e tyre ishin shtrirë lart; secili kishte dy krahë që preknin njëra tjetrën dhe dy që mbulonin trupin e tyre.