YouVersion Logo
Search Icon

Malakia 3

3
Lajmëtari
1«Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim, që të përgatisë udhën para meje. Dhe Zoti, që kërkoni, do të vijë befas në tempullin e tij. Lajmëtari i besëlidhjes, që dëshironi, tashmë ka ardhur, thotë Zoti i ushtrive. 2Kush do ta durojë ditën kur vjen ai? Kush do t'i bëjë ballë kur ai të dëftohet? Ai është si zjarri rafinues, porsi finja larëse.
3Do të vijë si pastrues e rafinues i argjendit. Do t'i pastrojë e do t'i kullojë bijtë e Levit porsi arin e argjendin, që të jenë të drejtë kur t'i sjellin fli Zotit. 4Atëherë flija e Judës dhe e Jerusalemit do t'i pëlqejë Zotit, si në kohët e moçme, si në vitet e shkuara.
5Do të vij te ju për t'ju gjykuar. I gatshëm do të jem për të dëshmuar kundër shortarëve, kurorëshkelësve e besëshkalëve, kundër atyre që mashtrojnë mëditësin, të venë e jetimin, kundër atyre që zbojnë të ardhurin e që nuk më druajnë, thotë Zoti i ushtrive.
6Unë, Zoti, s'kam ndryshuar e ju jeni ende#3.6 ose: nuk morët fund bijtë e Jakobit! 7Që prej kohës së etërve tuaj, ju i kthyet shpinën rregullave të mia e nuk i mbajtët. Kthehuni tek unë e unë do të kthehem te ju, thotë Zoti i ushtrive, por ju thoni: “Si të kthehemi?”.
8A thua njeriu e grabit Perëndinë? Ju, pra, po më grabitni! E ju thoni: “Si po të grabitim?”. Në të dhjetat e në kushtimet. 9Të ka zënë mallkimi e prapë mbarë kombi yt më grabit. 10Silleni tërë të dhjetën në drithnik, që të ketë bukë në shtëpinë time dhe pastaj më vini në provë, thotë Zoti i ushtrive, po nuk jua hapa kanatet e qiejve e po nuk derdha mbi ju bekim me mbushulli. 11Do ta ndal brejtësin e ushqimit, që të mos ju shkatërrojë frytin e tokës dhe vreshtat të mos ju dështojnë, thotë Zoti i ushtrive. 12Mbarë kombet do të të quajnë të lum, sepse do te jesh një vend i admirueshëm, thotë Zoti i ushtrive.
13Keni folur rëndë kundër meje, thotë Zoti, por ju thoni: “Si folëm kundër teje?”. 14Ju thatë: “Është e kotë t'i shërbesh Perëndisë. Çfarë përfitojmë nëse i mbajmë urdhërimet e tij apo ecim në zi para Zotit të ushtrive? 15Prandaj, tani, ne quajmë të lum krenarët. Keqbërësit begatojnë. Edhe pse e tundojnë Perëndinë, ata shpëtojnë!”.
16Atëherë ata që e druajnë Zotin folën me njëri-tjetrin. Zoti i vuri re dhe i dëgjoi. Një libër përkujtimor u shkrua para tij për ata që druajnë Zotin dhe emrin e tij nderojnë. 17Ditën kur unë do të përgatis thesarin ata do të më përkasin mua, thotë Zoti i ushtrive. Do të kem dhembshuri për ta, siç i dhimbset kujtdo biri që i shërben. 18Atëherë do të vësh re sërish, dallimin mes të drejtëve e të paudhëve, mes atyre që i shërbejnë Perëndisë e atyre që nuk i shërbejnë.
19 # 3.19-24 të tjerë i rendisin si 4.1-6 Ja, po vjen dita, ajo është ndezur flakë porsi furrnaltë. Mbarë krenarët e keqbërësit do të bëhen si kashta. Dita që vjen, thotë Zoti i ushtrive, do t'i djegë me rrënjë e me degë. 20Por, për ju që druani emrin tim, do të lindë dielli i drejtësisë që sjell shërim me rrezet e tij. Do të lodroni porsi viçat që dalin prej stallës. 21Do të shkelni mbi të paudhët, se hi do të jenë ata nën këmbët tuaja në ditën që po përgatis, thotë Zoti i ushtrive. 22Kujtoni ligjin e Moisiut, shërbëtorit tim. Atij ia dhashë rregullat dhe vendimet në Horeb për gjithë Izraelin. 23Ja, unë do të dërgoj te ju profetin Eli, përpara se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit. 24Ai do t'i pajtojë etërit me fëmijët dhe fëmijët me etërit, që kur të vij të mos e godas tokën me shkatërrim».

Currently Selected:

Malakia 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy