YouVersion Logo
Search Icon

Malakia 2

2
1«Tani, ky është urdhri për ju, o priftërinj! 2Nëse nuk dëgjoni e nuk tregoni kujdes, për t'i dhënë lavdi emrit tim, thotë Zoti i ushtrive, do të çoj mallkim mes jush. Do t'i mallkoj bekimet tuaja! Po, do t'i mallkoj, se nuk treguat kujdes. 3Ja, për faj tuaj do t'i qortoj pasardhësit tuaj. Do t'jua hedh në fytyrë jashtëqitjen, rropullitë e flive të festave tuaja dhe do të hiqeni tej bashkë me to.
4Pranojeni, pra, këtë urdhër, që besëlidhja ime me Levin të mbetet, thotë Zoti i ushtrive. 5Besëlidhja ime me të ishte për paqe e jetë, të cilat unë ia dhashë. Ishte besëlidhje për të më druajtur e ai pati drojë. Ai e nderoi emrin tim. 6Mësimi i vërtetë ishte në gojën e tij, nuk gjendej padrejtësi në buzët e tij. Eci me mua në paqe e drejtësi dhe ktheu shumë vetë prej paudhësisë. 7Buzët e priftit duhet ta ruajnë njohurinë, njerëzit mësojnë udhëzime prej gojës së tij, sepse ai është lajmëtari i Zotit të ushtrive. 8Por, ju e latë udhën dhe penguat shumë vetë me mësimet që dhatë. E shkelët besëlidhjen e Levit, thotë Zoti i ushtrive, 9prandaj unë do t'ju përbuz e do t'ju përul para tërë popujve, sepse nuk i ndoqët udhët e mia, por u treguat të njëanshëm në çështjet e ligjit.
Pabesia e Judës
10A nuk kemi të njëjtin atë të gjithë ne? A nuk na krijoi i njëjti Perëndi? Përse pra, jemi të pabesë me njëri-tjetrin duke e përdhosur besëlidhjen e etërve tanë? 11Juda është i pabesë. Një mëkat i neveritshëm u krye në Izrael e në Jerusalem, se Juda e përdhosi shenjtëroren që Zoti do dhe u martua me bijën e zotit të huaj. 12E zhbiftë Zoti prej tendave të Jakobit këdo që bën këtë, atë që jep kushtrimin e atë që përgjigjet, edhe atë që kushton flijime para Zotit të ushtrive.
13Për më tepër, ju e mbuloni me lot altarin e Zotit duke vajtuar e rënkuar, sepse ai nuk e sheh dhe nuk e pranon me kënaqësi flinë prej dorës suaj. 14E ju thoni: “Përse?”. Sepse Zoti është dëshmitar mes teje e gruas së rinisë sate, me të cilën u tregove i pabesë, ndonëse është bashkëshortja dhe gruaja e besëlidhjes sate. 15A nuk ju bëri Perëndia një në shpirt? Përse një? Sepse kërkon pasardhës të përkushtuar ndaj Perëndisë, prandaj ruajeni shpirtin tuaj. Mos u tregoni të pabesë me gruan e rinisë. 16Ai që e urren#2.16 ose: E urrej ndarjen, thotë Zoti dhe e ndan të shoqen, thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, e mbulon veten me dhunë, thotë Zoti i ushtrive. Ruajeni shpirtin tuaj e mos u tregoni të pabesë.
17E mërzitët Zotin me fjalët tuaja, por ju thoni: “Si e mërzitëm?”. Kur thoni: “Kushdo që bën paudhësi është i mirë para Zotit dhe ai kënaqet me ta” ose: “Ku është Perëndia i drejtësisë?!”».

Currently Selected:

Malakia 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy