2 e Korintasve 1:3-4
2 e Korintasve 1:3-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë, Jezu Krishtit, Ati i mëshirës dhe Perëndia i çdo ngushëllimi! Ai na ngushëllon në të gjitha vuajtjet tona, që edhe ne të mund të ngushëllojmë ata që vuajnë, me ngushëllimin me të cilin na ngushëlloi Perëndia.
2 e Korintasve 1:3-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, Ati i përdëllimeve dhe Perëndia i gjithë ngushëllimit, i cili na ngushëllon në çdo shtrëngim tonin, që, nëpërmjet ngushëllimit me të cilin ne jemi ngushëlluar nga Perëndia, të mund të ngushëllojmë ata që janë në çfarëdo shtrëngimi.