Mësomë, o ZOT, udhën tënde, që të eci në të vërtetën tënde, më bëj ta druaj emrin tënd me gjithë zemër. Do të të falënderoj me gjithë zemër, o Zot, Perëndia im, dhe emrin tënd do ta lavdëroj përjetë. E madhe është mirësia jote ndaj meje, nga thellësitë e skëterrës më shpëtove. O Perëndi, kryeneçët u ngritën kundër meje, turma gjakatarësh kërkojnë vdekjen time e ty nuk të kanë për gjë. Por ti, o Zot, je Perëndi i dhembshur e i mëshirshëm, i ngadaltë në zemërim dhe plot mirësi e besnikëri. Kthehu nga unë e ki mëshirë për mua, jepi fuqi shërbëtorit tënd, birin e shërbëtores sate shpëtoje. Dëfto një shenjë mirësie ndaj meje, që ta shohin ata që më urrejnë e të turpërohen, se ti, o ZOT, më ndihmove e më ngushëllove.
Lexo Psalmet 86
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 86:11-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video