1
Fjalët e urta 3:5-6
Bibla Shqip 1994
Ki besim tek Zoti me gjithë zemër dhe mos u mbështet në gjykimin tënd; pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe ai do të drejtojë shtigjet e tua.
Krahaso
Eksploroni Fjalët e urta 3:5-6
2
Fjalët e urta 3:7
Mos e mbaj veten të ditur në sytë e tu, ki frikë nga Zoti dhe hiq dorë nga e keqja
Eksploroni Fjalët e urta 3:7
3
Fjalët e urta 3:9-10
Ndero Zotin me pasurinë tënde dhe me prodhimet e para të çdo të ardhure që ke; hambarët e tu të grurit do të jenë plot e përplot dhe vozat e tua do të gufojnë me musht.
Eksploroni Fjalët e urta 3:9-10
4
Fjalët e urta 3:3
Mirësia dhe e vërteta mos të lënçin kurrë; lidhi rreth qafës, shkruaji mbi tabelën e zemrës sate
Eksploroni Fjalët e urta 3:3
5
Fjalët e urta 3:11-12
Biri im, mos e përçmo ndëshkimin e Zotit dhe mos urre qortimin e tij, sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.
Eksploroni Fjalët e urta 3:11-12
6
Fjalët e urta 3:1-2
Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruajë urdhërimet e mia, sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje.
Eksploroni Fjalët e urta 3:1-2
7
Fjalët e urta 3:13-15
Lum ai njeri që ka gjetur diturinë dhe njeriu që ka përftuar arsyen. Sepse fitimi i tij është më i mirë se fitimi i argjendit dhe fryti i tij vlen më tepër se ari i kulluar. Ajo është më e çmuar se perlat dhe mbarë gjërat më të këndshme nuk mund të barazohen me të.
Eksploroni Fjalët e urta 3:13-15
8
Fjalët e urta 3:27
Mos i refuzo të mirën atij që i takon, kur e ke në dorë ta bësh.
Eksploroni Fjalët e urta 3:27
9
Fjalët e urta 3:19
Me diturinë Zoti krijoi tokën dhe me zgjuarsinë i bëri të qëndrueshëm qiejt.
Eksploroni Fjalët e urta 3:19
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video