1
Jakobit 3:17
Bibla Shqip 1994
Kurse dituria që vjen nga lart, më së pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e bindur, plot mëshirë dhe fryte të mira, e paanshme dhe jo hipokrite.
Krahaso
Eksploroni Jakobit 3:17
2
Jakobit 3:13
Kush është ndër ju i urtë dhe i ditur? Le të tregojë me sjellje të bukur veprat e tij me zemërbutësi të urtësisë.
Eksploroni Jakobit 3:13
3
Jakobit 3:18
Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.
Eksploroni Jakobit 3:18
4
Jakobit 3:16
Sepse atje ku ka smirë dhe grindje, atje ka trazirë dhe gjithfarë veprash të këqija.
Eksploroni Jakobit 3:16
5
Jakobit 3:9-10
Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë. Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu.
Eksploroni Jakobit 3:9-10
6
Jakobit 3:6
Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fëlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena.
Eksploroni Jakobit 3:6
7
Jakobit 3:8
kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s'mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.
Eksploroni Jakobit 3:8
8
Jakobit 3:1
Vëllezër të mi, mos u bëni shumë mësues, duke ditur se do të kemi një gjykim më të ashpër
Eksploroni Jakobit 3:1
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video