1
Galatasve 6:9
Bibla Shqip 1994
Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos lodhemi, do të korrim në kohën e vet.
Krahaso
Eksploroni Galatasve 6:9
2
Galatasve 6:10
Prandaj, sa të kemi rast, le t'u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.
Eksploroni Galatasve 6:10
3
Galatasve 6:2
Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit.
Eksploroni Galatasve 6:2
4
Galatasve 6:7
Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë.
Eksploroni Galatasve 6:7
5
Galatasve 6:8
Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme.
Eksploroni Galatasve 6:8
6
Galatasve 6:1
Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.
Eksploroni Galatasve 6:1
7
Galatasve 6:3-5
Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin. Sepse secili do të mbajë barrën e vet.
Eksploroni Galatasve 6:3-5
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video