1
Predikuesi 1:18
Bibla Shqip 1994
Sepse aty ku ka shumë dituri ka edhe shumë shqetësim dhe kush shton diturinë shton dhembjen.
Krahaso
Eksploroni Predikuesi 1:18
2
Predikuesi 1:9
Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë; ajo që është bërë është ajo që do të bëhet; nuk ka asgjë të re nën diell.
Eksploroni Predikuesi 1:9
3
Predikuesi 1:8
Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu; syri nuk ngopet kurrë duke parë, po kështu veshi nuk ngopet kurrë duke dëgjuar.
Eksploroni Predikuesi 1:8
4
Predikuesi 1:2-3
"Kotësi e kotësive", thotë Predikuesi; "Kotësi e kotësive; gjithçka është kotësi". Çfarë përfitimi ka njeriu nga gjithë mundi i tij, kur mundohet nën rrezet e diellit?
Eksploroni Predikuesi 1:2-3
5
Predikuesi 1:14
Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën.
Eksploroni Predikuesi 1:14
6
Predikuesi 1:4
Një brez shkon, një brez vjen, por toka mbetet përjetë.
Eksploroni Predikuesi 1:4
7
Predikuesi 1:11
Nuk mbetet asnjë kujtim nga gjërat e kaluara, dhe kështu nuk do të mbetet asnjë kujtim nga gjërat që do të ndodhin midis atyre që do të vijnë më pas.
Eksploroni Predikuesi 1:11
8
Predikuesi 1:17
Dhe ia kushtova zemrën time për të njohur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.
Eksploroni Predikuesi 1:17
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video