1
1 i Kronikave 29:11
Bibla Shqip 1994
Jotja, o Zot, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithçka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja o Zot është mbretëria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithçka.
Krahaso
Eksploroni 1 i Kronikave 29:11
2
1 i Kronikave 29:12
Nga ti vijnë pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithçka; në dorën tënde janë forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinë për të bërë të madh dhe për t'u dhënë forcë të gjithëve.
Eksploroni 1 i Kronikave 29:12
3
1 i Kronikave 29:14
Po kush jam unë dhe kush është populli im që jemi në gjendje të të ofrojmë gjithçka në mënyrë spontane? Në të vërtetë të gjitha gjërat vijnë nga ti, dhe ne të kemi kthyer thjesht atë që kemi marrë nga dora jote.
Eksploroni 1 i Kronikave 29:14
4
1 i Kronikave 29:13
Prandaj ne, o Perëndia ynë, të falënderojmë dhe kremtojmë emrin tënd të lavdishëm.
Eksploroni 1 i Kronikave 29:13
5
1 i Kronikave 29:10
Kështu Davidi bekoi Zotin përpara tërë asamblesë dhe tha: "I bekuar je ti, o Zot, Perëndi i Izraelit, ati ynë, për gjithë amshimin.
Eksploroni 1 i Kronikave 29:10
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video