YouVersion Logo
Search Icon

Filipianëve 2

2
Përulësia dhe Krishti
1Nëse Krishti është shtysa e jetës suaj, nëse dashuria ju ngushëllon, nëse keni bashkësi me Shpirtin, nëse tregoni dashuri e mëshirë për njëri-tjetrin, 2atëherë bëjeni të plotë gëzimin tim, duke qenë të një mendjeje, duke pasur të njëjtën dashuri dhe duke pasur një shpirt e një mendje. 3Mos bëni asgjë prej sedrës së sëmurë a për lavdi të kotë, por me përulësi çmojeni tjetrin më shumë se veten. 4Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve. 5Kini ndër ju po atë mendje që kishte edhe Krishti Jezu,
6i cili, megjithëse kishte natyrë hyjnore#2.6 ose: trajtën e Perëndisë,
të qenit i barabartë me Perëndinë
nuk e pa si diçka
pas së cilës të mbahej fort,
7por e zbrazi veten
duke marrë natyrë shërbëtori
e u bë i ngjashëm me njerëzit.
Kur u shfaq si njeri,
8ai e përuli veten
e u bë i bindur deri në vdekje,
madje me vdekje në kryq.
9Prandaj edhe Perëndia
e lartësoi mbi gjithçka tjetër
e i dha emrin që është mbi çdo emër,
10që në emrin e Jezuit
të bien në gjunjë
të gjitha qeniet që janë
në qiell,
mbi tokë
nëntokë
11dhe çdo gjuhë të dëshmojë
se Jezu Krishti është Zot,
që të përlëvdohet
Perëndia Atë.
Punoni për shpëtimin
12Prandaj, fort të dashur, ashtu siç jeni bindur gjithmonë, jo vetëm kur isha mes jush, por shumë më tepër tani që jam larg, punoni për shpëtimin tuaj me frikë e me dridhje, 13se është vetë Perëndia ai që ju jep vullnetin e forcën për të vepruar, ashtu siç i pëlqen atij.
14Bëni gjithçka pa murmuritur e pa u ankuar, 15që të jeni të paqortueshëm e të panjollë, bij të Perëndisë, të patëmetë në mes të një breznie të shthurur e të çoroditur. Mes kësaj breznie ju ndriçoni si yjet në qiell, 16duke e mbajtur lart fjalën e jetës, që unë të kem me se të krenohem ditën e ardhjes së Krishtit, se nuk vrapova e as nuk u mundova më kot.
17Edhe nëse gjaku im do të derdhej si flijim mbi flinë kushtuese të besimit tuaj ndaj Perëndisë, do të gëzohem e do të ngazëllej bashkë me të gjithë ju. 18Po ashtu edhe ju gëzohuni e ngazëllohuni bashkë me mua.
Timoteu dhe Epafroditi
19Shpresoj se me ndihmën e Zotit Jezu do t'ju dërgoj së shpejti Timoteun, që të marr edhe unë zemër kur të kem lajme prej jush. 20Përveç tij, nuk kam asnjë tjetër që të jetë në një mendje me mua e që të kujdeset sinqerisht për mirëqenien tuaj. 21Sepse të gjithë shohin interesin e vet dhe jo atë të Jezu Krishtit. 22Ju e dini sesa i sprovuar është treguar Timoteu. Ai ka shërbyer bashkë me mua për përhapjen e ungjillit dhe më ka ndihmuar si biri ndihmon të atin. 23Kështu, shpresoj t'jua dërgoj sapo të shoh si do të shkojnë punët me mua. 24Por jam i bindur se Zoti do të më ndihmojë, që edhe unë vetë të vij së shpejti.
25M'u duk e nevojshme t'ju dërgoj Epafroditin, vëllanë, bashkëpunëtorin e bashkëluftëtarin tim, që e kishit dërguar për të më shërbyer mua. 26Ai kishte shumë mall për ju të gjithë dhe u shqetësua kur mori vesh se ju kishit dëgjuar për sëmundjen e tij. 27Është e vërtetë që ai u sëmur për vdekje, por Perëndia pati mëshirë për të dhe jo vetëm për të, por edhe për mua, që të mos hidhërohesha edhe më shumë.
28Prandaj e dërgova me ngut që ju të gëzoheni kur ta shihni përsëri dhe unë të jem më pak i brengosur. 29Priteni, pra, me plot gëzim në Zotin dhe nderojini njerëz të tillë si ai, 30sepse për veprën e Krishtit ai për pak sa s'vdiq dhe vuri në rrezik jetën e vet për të plotësuar ndihmën që ju nuk mund të ma jepnit.

Currently Selected:

Filipianëve 2: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy