YouVersion Logo
Search Icon

Efesianëve 5

5
1Kështu pra, bëhuni shkërbim i Perëndisë, se jeni bijtë e tij të dashur. 2Jetoni me dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten për ne, si kushtim e fli erëkëndshme për Perëndinë.
3Por kurvëria e çdo ndyrësi a lakmi as të mos përmenden ndër ju, se kështu u ka hije të shenjtëve. 4As nuk duhet të thoni fjalë të ndyta, të marra e të pështira, që nuk ju kanë hije, por, përkundrazi, thoni fjalë që falënderojnë Perëndinë. 5Ta dini mirë: asnjë kurvar, asnjë i fëlligësht e asnjë lakmitar, gjëra të cilat janë idhujtari, nuk do të kenë trashëgim në mbretërinë e Krishtit e të Perëndisë.
Jetoni si bij të dritës
6Askush të mos ju mashtrojë me fjalë të zbrazëta, sepse për shkak të këtyre gjërave vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. 7Prandaj mos kini asgjë të përbashkët me ta.
8Dikur ishit në errësirë, ndërsa tani që besoni në Zotin jeni në dritë. Jetoni, pra, si bij të dritës, 9sepse fryti i dritës#5.9 dorëshk. të tjera: i Shpirtit është mirësia, drejtësia dhe e vërteta. 10Përpiquni të kuptoni se çfarë është e pëlqyeshme për Zotin. 11Mos merrni pjesë në veprat e pafrytshme të errësirës, por, përkundrazi, paditini. 12Gjërat që ata bëjnë në fshehtësi është turp edhe të zihen në gojë, 13por kur dalin në dritë, bëhen të dukshme. 14Çdo gjë që bëhet e dukshme, bëhet dritë. Prandaj thuhet:
Zgjohu, o ti që fle!
Ngrihu prej të vdekurve
e Krishti do të shndritë mbi ty.
15Prandaj kini kujdes si jetoni. Mos jetoni si të marrë, por jetoni si të mençur. 16Përdoreni mirë kohën, se po jetojmë ditë të këqija. 17Mos u bëni të marrë, por kuptoni se cili është vullneti i Zotit. 18Mos u dehni me verë, në të cilën gjendet shthurja, por mbushuni me Shpirtin, 19duke kënduar mes jush psalme, himne e këngë shpirtërore, duke kënduar e duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, 20duke e falënderuar Perëndinë Atë gjithmonë e për gjithçka, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht.
Bashkëshortët
21Nënshtrojuni njëri-tjetrit, për shkak të druajtjes që keni ndaj Krishtit. 22Gratë t'u nënshtrohen burrave të tyre sikurse Zotit, 23sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës dhe është shpëtimtar i trupit, domethënë i kishës. 24Por, sikurse kisha i nënshtrohet Krishtit, po ashtu edhe gratë t'u nënshtrohen burrave të tyre në gjithçka.
25Burrat t'i duan gratë, sikurse edhe Krishti e deshi kishën dhe e dha veten për të, 26me qëllim që ta shenjtërojë duke e pastruar me larjen e ujit dhe me anë të fjalës, 27që ta paraqesë kishën të lavdishme para vetes, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por të shenjtë e të patëmetë.
28Kështu edhe burrat duhet t'i duan gratë e veta, ashtu siç duan trupat e tyre. Kush e do gruan e vet, do veten. 29Askush nuk e ka urryer ndonjëherë trupin e vet, por e ushqen dhe kujdeset për të, ashtu siç kujdeset edhe Krishti për kishën, 30sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij#5.30 dorëshk. të tjera edhe: prej mishit të tij dhe kockave të tij. 31Për këtë arsye njeriu do ta lërë të atin e të ëmën e do të bashkohet me gruan e tij dhe të dy do të jenë një trup i vetëm. 32Kjo e fshehtë është e madhe. Por këtë po e them në lidhje me Krishtin dhe kishën. 33Megjithatë edhe secili prej jush ta dojë gruan e vet siç do veten. Po ashtu edhe gruaja ta nderojë burrin e saj.

Currently Selected:

Efesianëve 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy