YouVersion Logo
Search Icon

2 Korintasve 5

5
1Ne e dimë se tenda në të cilën banojmë, domethënë trupi ynë tokësor, do të shkatërrohet, por ne kemi në qiej një tjetër banesë të amshuar, të ndërtuar nga Perëndia e jo nga duar njerëzore. 2Në këtë banesë njerëzore ne rënkojmë ndërsa presim me padurim të veshim banesën tonë qiellore. 3Kur të kemi zhveshur banesën tokësore, nuk do të jemi lakuriq.
4Ndërsa jemi ende në këtë tendë, rënkojmë nën peshën e saj, jo se duam të zhvishemi prej saj, por se duam të veshim banesën e re, në mënyrë që ajo që është e vdekshme, të përpihet nga jeta. 5Ai që na ka përgatitur për këtë gjë, është Perëndia. Ai na ka dhënë Shpirtin si kapar.
6Ne kemi marrë zemër dhe e dimë se, për sa kohë banojmë në këtë trup, banojmë larg nga Zoti, 7sepse jetojmë përmes besimit dhe jo përmes asaj që shohim. 8Ne kemi shpresë dhe parapëlqejmë të largohemi nga ky trup për të banuar pranë Zotit. 9Por, mbi të gjitha ne duam t'i pëlqejmë Perëndisë, qoftë duke qëndruar në këtë banesë, qoftë duke e lënë atë. 10Të gjithë ne duhet të dalim para Krishtit për t'u gjykuar prej tij, në mënyrë që secili të marrë shpërblimin sipas veprave që ka bërë gjatë jetës së vet, qofshin këto të mira apo të këqija.
Shërbesa e pajtimit
11Prandaj ne që e njohim frikën ndaj Zotit, përpiqemi të bindim të tjerët. Perëndia na njeh mirë, por shpresoj që thellë në ndërgjegjet tuaja edhe ju të na njihni mirë. 12Nuk duam të lavdërohemi edhe një herë para jush, por po ju japim rastin të krenoheni me ne, që të mund t'u përgjigjeni atyre që mburren me pamjen e jashtme e jo me çfarë kanë në zemër.
13Nëse sillemi si të marrë, këtë e bëjmë për Perëndinë dhe nëse sillemi me urti, këtë e bëjmë për ju. 14Dashuria e Krishtit na jep zemër, sepse jemi të bindur se njëri ka vdekur për të gjithë dhe si pasojë të gjithë kanë vdekur. 15Krishti vdiq për të gjithë, në mënyrë që ata që jetojnë, të mos jetojnë më për veten e tyre, por të jetojnë për atë që vdiq e u ngjall për ta.
16Prandaj ne nuk shohim më askënd vetëm në mënyrë njerëzore. Edhe pse dikur e njihnim Krishtin në këtë mënyrë, tani nuk e njohim më ashtu. 17Kështu, kush bashkohet me Krishtin, bëhet një krijesë e re. Gjërat e vjetra shkuan dhe, ja, u bënë të reja. 18E gjithë kjo vjen prej Perëndisë, i cili na pajtoi me veten e tij përmes Krishtit dhe na ngarkoi me shërbesën për të pajtuar njerëzit me të.
19Perëndia e pajtoi botën me veten e tij përmes Krishtit duke mos ua marrë parasysh njerëzve paudhësitë dhe duke na besuar predikimin e pajtimit. 20Kështu ne jemi përfaqësues të Krishtit dhe kur ju flasim ne, është si t'ju fliste Perëndia. Ju përgjërohemi që për hir të Krishtit të pajtoheni me Perëndinë. 21Atë që nuk njihte mëkat, Perëndia e ngarkoi me mëkatet tona, në mënyrë që përmes tij Perëndia të na bëjë të drejtë.

Currently Selected:

2 Korintasve 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy