YouVersion Logo
Search Icon

1 Korintasve 9

9
Të drejtat e apostujve
1A nuk jam i lirë unë? A nuk jam apostull? A nuk e kam parë unë Jezuin, Zotin tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin? 2Nëse për të tjerë nuk jam apostull, për ju patjetër që jam, sepse vetë ju që besoni në Zotin jeni prova që vërteton se unë jam apostull#9.2 ose: sepse vula ime e apostullimit jeni ju në Zotin.
3Mbrojtja ime përballë atyre që më gjykojnë, është kjo: 4a nuk kemi edhe ne të drejtë të hamë e të pimë? 5A nuk kemi edhe ne të drejtë të kemi një grua besimtare, siç kanë apostujt e tjerë, vëllezërit e Zotit dhe Kefa? 6Pse vetëm unë dhe Barnaba duhet të punojmë për të mbajtur veten? 7Kush shkon në luftë me shpenzimet e veta? Kush është ai që mbjell vreshtin dhe nuk shijon frytet e tij? Apo kush është ai bari që nuk shijon nga qumështi i tufës së tij?
8Mos po i them këto si njeri? A nuk thotë kështu edhe ligji? 9Në ligjin e Moisiut shkruhet: mos ia lidh gojën kaut që shin. Mos shqetësohet për qetë këtu Perëndia 10apo flet për ne? Sigurisht që për ne është shkruar, sepse ai që lëron dhe ai që shin duhet ta bëjnë punën me shpresën se do të marrin pjesën e tyre.
11Nëse ne mbollëm të mirat shpirtërore te ju, kaq gjë e madhe na qenka nëse korrim të mirat materiale nga ju? 12Nëse të tjerë e paskan këtë të drejtë, a nuk duhet ta kishim ne shumë më tepër? Por ne nuk e kemi përdorur këtë të drejtë. Përkundrazi, durojmë gjithçka që të mos bëhemi pengesë për ungjillin e Krishtit. 13A nuk e dini se ata që punojnë në tempull ushqehen nga të ardhurat e tempullit dhe se ata që shërbejnë në altar marrin pjesën e tyre nga ato që flijohen atje? 14Kështu edhe Zoti ka urdhëruar që ata që shpallin ungjillin, të jetojnë nga ungjilli.
15Por unë nuk kam përdorur asnjë nga këto të drejta. Këto nuk po jua shkruaj që të veproni kështu edhe me mua. Më mirë të vdes, sesa të ma heqë ndokush këtë gjë për të cilën mburrem. 16Nuk mburrem që predikoj ungjillin, sepse këtë e kam për detyrë. Mjerë unë po nuk e predikova! 17Po ta kisha bërë me dëshirën time, do të merrja shpërblim, por përderisa e bëj pa dëshirën time, atëherë vetëm bëj detyrën që më ka ngarkuar Perëndia. 18Cili është shpërblimi im atëherë? Të predikoj ungjillin falas, pa i shpërdoruar të drejtat që më jep predikimi i tij.
19Megjithëse jam i lirë nga të gjithë, u bëra shërbëtor i të gjithëve, që të fitoj sa më shumë njerëz në besim. 20Mes judenjve u bëra jude, që t'i fitoja judenjtë. Mes atyre që ishin nën ligjin u bëra si njeri nën ligjin, pavarësisht se nuk jam#9.20 dorëshk. të tjera nuk përmbajnë: pavarësisht se nuk jam, që të fitoja ata që ishin nën këtë ligj. 21Mes atyre që nuk e njihnin ligjin u bëra si njeri pa ligjin, edhe pse nuk jam pa ligjin e Perëndisë, por jam me ligjin e Krishtit, që të fitoja ata që ishin pa ligjin. 22Mes të dobtëve në besim u bëra i dobët, që të fitoja të dobëtit. U bëra gjithçka për të gjithë, që të shpëtoja disa prej tyre. 23Të gjitha këto i bëj për ungjillin, që të kem pjesë në të.
24A nuk e dini se nga të gjithë ata që vrapojnë në arenë, vetëm njëri e fiton çmimin? Vraponi, pra, dhe ju që të fitoni çmimin. 25Të gjithë ata që marrin pjesë në vrapim i nënshtrohen një disipline të rreptë#9.25 ose: përmbahen në gjithçka, ata për të fituar një kurorë që prishet, ndërsa ne atë që nuk prishet. 26Kështu vrapoj dhe unë tani, por jo pa synim të qartë, kështu luftoj me grushta, por jo sikur rrah erën. 27E mundoj trupin dhe e nënshtroj, që të mos përjashtohem vetë, pasi t'u kem predikuar të tjerëve.

Currently Selected:

1 Korintasve 9: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy