YouVersion Logo
Search Icon

1 Korintasve 11

11
1Më shkërbeni mua, sikurse unë shkërbej Krishtin.
Sjellja gjatë adhurimit
2Ju përgëzoj, se më kujtoni në çdo rast dhe i ruani traditat ashtu siç jua kam dhënë. 3Por dua ta dini se kreu i çdo burri është Krishti, kreu i gruas është burri dhe kreu i Krishtit është Perëndia. 4Çdo burrë që lutet apo profetizon me kokë mbuluar, turpëron kryet e vet.
5Çdo grua që lutet apo profetizon me kokë zbuluar, turpëron kryet e vet, sepse është njësoj si të kishte rruar kokën. 6Nëse gruaja nuk mbulon kokën, atëherë le të qethet. Por, nëse për të është turp të qethet a të rruajë kokën, atëherë le ta mbulojë kokën.
7Burri nuk duhet ta mbulojë kokën, sepse është shëmbëllimi dhe lavdia e Perëndisë, ndërsa gruaja është lavdia e burrit. 8Nuk u krijua burri nga gruaja, por gruaja nga burri. 9Burri nuk u krijua për gruan, por gruaja për burrin. 10Prandaj, për shkak të engjëjve, gruaja duhet të mbajë mbi kokë një shenjë varësie.
11Megjithatë në jetën tonë me Zotin as burri nuk është i pavarur nga gruaja dhe as gruaja nga burri. 12Sikurse gruaja u krijua nga burri, ashtu edhe burri lindet nëpërmjet gruas dhe gjithçka vjen nga Perëndia. 13Gjykoni vetë: a i ka hije gruas t'i lutet Perëndisë pa mbuluar kokën? 14A nuk na mëson vetë natyra se për burrin është çnderim nëse i mban flokët të gjatë, 15ndërsa për gruan është nder? Flokët i janë dhënë asaj si mbulesë. 16Por, nëse ndokush mendon ndryshe për këtë çështje, duhet ta dijë se një zakon të tillë nuk e kemi as ne, as kishat e Perëndisë.
Parregullsi në Darkën e Zotit
17Megjithatë, për këto që do t'ju them tani, nuk mund t'ju përgëzoj. Kur mblidheni bashkë, është për më keq e jo për mirë. 18Së pari, dëgjova se kur mblidheni së bashku në kishë, mes jush ka përçarje dhe pjesërisht e besoj. 19Njëmend që duhet të ketë edhe ndasi ndër ju, që të dalin në pah të sprovuarit.
20Dëgjoj se kur mblidheni në një vend, nuk mblidheni për të ngrënë darkën e Zotit. 21Secili nga ju ha më përpara darkën që ka sjellë me vete dhe, kështu, njëri mbetet i uritur, ndërsa tjetri dehet. 22A nuk keni shtëpi për të ngrënë e për të pirë? Apo doni të përbuzni kishën e Perëndisë e të turpëroni ata që nuk kanë? Çfarë t'ju them? T'ju përgëzoj? Për këtë nuk ju përgëzoj.
Themelimi i Darkës së Zotit
(Mt 26.26-29; Mk 14.22-25; Lk 22.14-20)
23Ajo që mora prej Zotit dhe jua dhashë edhe juve është kjo: Zoti Jezu atë natë që po tradhtohej mori bukën, 24tha lutjen e falënderimit, e theu e tha: «Ky është trupi im për ju#11.24 dorëshk. të tjera: merrni, hani. Ky është trupi im që thyhet për ju. Bëjeni këtë në përkujtimin tim». 25Po ashtu, pas darkës, mori edhe kupën dhe tha: «Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim. Sa herë që të pini prej saj, bëjeni këtë në përkujtimin tim».
26Sa herë që hani nga kjo bukë dhe pini nga kjo kupë, ju lajmëroni vdekjen e Zotit derisa të vijë ai.
Padenjësisht në Darkën e Zotit
27Prandaj ai që ha bukën e Zotit, apo pi kupën e tij padenjësisht, është fajtor për trupin dhe për gjakun e Zotit. 28Kështu, secili të shqyrtojë më parë veten dhe pastaj të hajë nga buka e të pijë nga kupa. 29Kush ha e kush pi#11.29 dorëshk. të tjera edhe: padenjësisht pa e dalluar trupin e Zotit, ha e pi dënimin e vet. 30Për këtë arsye ka mes jush shumë të dobët, të sëmurë dhe mjaft kanë vdekur. 31Sepse po të shqyrtojmë veten, nuk do të dënohemi. 32Kur na gjykon Zoti, na gjykon për të na ndrequr e jo për të na dënuar bashkë me botën.
33Kështu, o vëllezër, kur të mblidheni për të ngrënë darkën e Zotit, prisni njëri-tjetrin. 34Kush ka uri, le të hajë në shtëpi, që të mos mblidheni për të marrë gjykimin e Zotit.
Të tjerat do t'i rregulloj kur të vij vetë.

Currently Selected:

1 Korintasve 11: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy